Vdes këngëtari rrok, Gent Demaliaj

Gentian Demaliaj-rockerKëngëtari i mirënjohur Gentian Demaliaj, që njihet ndryshe si figura kryesore e grupit “Djemtë e Detit” ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Demaliaj mësohet se ndodhej nën kurim që prej vitit 2013, kohë në të cilën qeveria shqiptare kishte dhënë dhe një fond për shërimin e tij.

Por duket se sëmundja ka qenë e rëndë dhe ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Gent Demaliaj ishte i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare shumë e talentuar që ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”.

“Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë vetëm disa prej hiteve të këtij grupi.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit