U përurua libri “Rrëfimi për një kohë të vështirë” i autorit Daut Krasniqi

tryeza dhe libir i Daut Krasniqit 019Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, u bë përurimi i librit “Rrëfimi për një kohë të vështirë (tragjedia dhe krenaria e Malishevës)”, i autorit Daut Krasniqi (ish kryetar i Komunës së Malishevës në vitin 1990), libër i cili i kushtohet ngjarjeve të janarit të vitit 1990 dhe “Masakrës së Malishevës”.

Ky libër, siç thanë folësit, i kushtohet një ngjarjeje të rëndësishme historike dhe politike, në trevën e Malishevës dhe të Kosovës, ku përmes dëshmive, paraqitet ngjarja dhe zhvillimet tjera lidhur me atë ngjarje, të vitit 1990, e cila shënon e reagimin e parë institucional të Malishevës, kundër sistemit dhe kundër dhunës ndaj banorëve të pafajshëm.

Redaktori i librit, z.Xhevat Syla, një prezantimin e tij tha se “në këtë libër, kujtohet një ngjarje me rëndësi. Përmes librit dëshmohet një e vërtetë, e pa fryrë por shumë reale. Libri i kushtohet një periudhe të rëndë të historisë, ku represioni kishte arritur kulmin dhe kur ne është dashur ti kundërvihemi këtij represioni, e kjo është paraqitur shumë mirë në këtë libër përmes dëshmive dhe është bërë një ndriçim i një periudhe të caktuar kohore dhe historike”.

Ndërsa prof.Deli Thaçi, në fjalën e tij rreth librit, e përgëzoi autorin, për siç tha “punën e bërë” dhe librin e vlerësoi si një botim me vlera historike dhe politike.

Kurse vet autori, z.Daut Krasniqi, i falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar, përmes kontributit të tyre, qoftë përmes dëshmive të tyre apo mbledhjes së dëshmive. Po ashtu falënderoi edhe të gjithë ata që ndihmuan në botimin e librit, si dhe redaktorin Xhevat Syla.

Autori Krasniqi, falënderoi edhe Komunën e Malishevës, për mbështetje dhe në organizimin për përurimin e librit.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit