Kurti takon studentë nga Beogradi, ua kujton Tucoviqin e Millosheviqin

20150130145003388646Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti një grup rreth 30 studentësh nga Beogradi, të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Prishtinë.

Me këtë rast, Kurti paraqiti konceptin, programin dhe aktivitetet e Vetëvendosjes, si dhe qëndrimet e saj për zhvillimet aktuale politike, njoftoi përmes një komunikate kjo Lëvizje.

Kurti në veçanti theksoi që Serbia ka nevojë për një lëvizje të majtë, që lind nga trashëgimia e socialdemokratit të mirënjohur Dimitrije Tucoviq, në kontrast me të majtën e rrejshme të Daçiqit e Vulinit, që janë pasardhësit politikë të Millosheviqit dhe gruas së tij. Pikërisht ballafaqimi me të kaluarën do të mundësonte dhe ndihmonte një lëvizje të re e të majtë në Serbi.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit