14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Protestë

Lapsi-fletorja

E kisha afër
Aq afër
Në mua të tërën
Dhe po ma marrin
Publikisht
Po ma marrin
Në mënyrë solemne
Po ma marrin
O zot
Praninë fizike të saj
Ma mërgojnë tej qenies
E unë
E unë
I stepur për druri
Dëgjoj krejt këtë muzikë
Këta tinguj gërryes
Që ma bluajnë shpiirtin
Dhe
Oh
Bie i përbuzur
Me vetëm një protestë
Që mbytet nën burinë e sirenave
E pres
Pres
Si një pikturë sentimnetale tregu
Jo blerësin –
Sall dorën e saj
Aman
Mungesa e saj më gërryen
Më bluan të tërin

( Sabit Rrustemi nga libri VARIACIONE PËR LIRINË, 1997 )

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Lajmet e Fundit