14.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Gostivari konkurs letrar për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Libri-picture1Konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë. Tematika e poezive nuk është e kufizuar.

Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit, në suaza të manifestimit kulturor “Dita e poezisë shqipe” i cili realizohet me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, hap konkurs letrar për poezi.
Konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë. Tematika e poezive nuk është e kufizuar.

Juria profesionale do të përzgjedh 10 poezitë më të mira që do të paraqiten në manifestimin kulturor “Dita e poezisë shqipe”, që do të mbahet më datë 16 Shkurt 2015, në kinemanë e qendrës tregtare “City Center” në Gostivar.

Me këtë rast, do të shpallen edhe fituesit e tre vendeve të para që do të marrin çmimin “Sefer Selimi”. Fituesit të vendit të parë, Komuna e Gostivarit do t’i mbuloj shpenzimet e botimit të një vepre letrare në vlerë prej 30.000 denarë në qoftë se e njëjta botohet brenda vitit 2015.

Po ashtu, poezitë konkurruese do të botohen në një botim të veçantë, i cili do të shpërndahet në manifestimin e vitit të ardhshëm.

Konkursi ka për qëllim të nxis nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë që të merren me poezi dhe krijimtari letrare dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojë atyre hapësirë për afirmim në mesin e shoqërisë.

Përmes këtij manifestimi pretendohet të vendoset një gurthemel i fuqishëm për promovimin e krijimtarisë letrare, stimulimin e të rinjve për t’u marrë me poezi, promovimin e vlerave kulturore, letrare dhe përkujtimin e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetarët e Gostivarit, raporton Zhurnal.

Çmimi do të ndahet në emër të veprimtarit Sefer Selimi, duke e përkujtuar veprën e tij që të shërbej si shembull për gjeneratat e reja dhe në nderim të punës dhe veprimtarisë së tij kombëtare. Sefer Selimit ishte arsimtar, poet dhe patriot i shquar i njohur si një nga nismëtarët e luftës për arsim dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 21 Janar deri 6 Shkurt / 2015. Poezitë e krijuara dhe numri për kontakt të dorëzohen në postën elektronike: [email protected]./KultPlus.com

Më Shumë

Drini i Bardhë shkatërron Ulpianën, fiton 5:0 me hat-trick të Totajt

Drini i Bardhë ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse ndaj Ulpianës, duke triumfuar me rezultat 5:0 në një paraqitje dominuese nga fillimi deri...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit