Ja sa pyetje parashtruan kuvendarët e Prizrenit

Prizren-Asambleja komunaleAnëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën e dytë të vitit të kaluar kanë bërë hiq më pak se 163 pyetje për Ekzekutivin e Prizrenit.

Përfaqësuesi i KDI-së n Prizren, Naim Cahanaj thotë se 67 për qind kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ndërsa 33 për qind e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit.

“Anëtarët e LVV-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 45.4 për qind të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LDK-së me 19 për qind të pyetjeve të përgjithshme”, tregon Cahanaj.

Ndërkaq, kuvendarët e Prizrenit gjatë këtyre seancave janë ankuar se drejtorët e Ekzekutivit të Ramadan Mujës nuk kanë dhënë përgjigje në shumicën e pyetjeve të parashtruar.

Kuvendarja e LDK-së, Kimete Hoxha, disa herë është ankuar për mungesën e përgjigjeve nga drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit