14.8 C
Prizren
E hënë, 26 Shtator, 2022

Çka po i kërkon deputeti i LDK-së kryeministrit Isa Mustafës?

Armend  Zemaj-ldkArmend Zemaj mendon se pas deklaratave të papërgjegjshme të Ministrit Aleksandar Jablanovic dhe përmasës që ka marrë tashmë kjo çështje, Kryeministri Isa Mustafa është dashur t’ia kërkonte dorëheqjen atij.

Duke folur në Emisionin Përrallë me Tupan, Deputeti i LDK’së ka thënë se çdo politikan, pavarësisht në cilin tabor politik është, ose cilës përkatësi etnike i takon, duhet të jetë i përgjegjshëm në fjalët që prekin interesat e përgjithshme të vendit.

“Kryeministri është dashur ta thërrasë në përgjegjësi, pavarësisht kërkimfaljes, dhe kjo do të do të ishte më e mira”.

“Ai është dashur të kërkojë faje. Po e zë qe e ka pasur të sinqertë atë. Por, tash, në masën që është ngritur kjo çështje, mendoj që përgjegjësia politike është dashur të jetë më e madhe”.

“Përgjegjësia morale i takon. Kryeministri është dashur të marrë masa. Nuk është vonë asnjëherë. Por, nuk duhet të përdoret as nga opozita”.

“Për këtë gafë që e ka bërë Jablanovic, është dashur të vihet para përgjegjësisë. Kryeministri i vendit është dashur t’ia kërkojë dorëheqjen”, ka deklaruar Armend Zemaj në Emisionin Përrallë me Tupan.

Ai, po ashtu, është shprehur kundër protestave të dhunshme, ndonëse ka mbështetur të drejtën e qytetarëve, si e drejtë demokratike, për shprehje të pakënaqësive.

Sidoqoftë, ka vlerësuar se Opozita përmes Jablanovicit synon t’i bindë qytetarët se kjo Qeveri është në rrugë të gabuar dhe synojnë ndoshta më shumë se Jablanovicin.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrat e transmetimit të pakënaqësive”, ka thënë Zemaj.

Po ashtu, gjatë këtij emisioni, është përmendur edhe largimi masiv i qytetarëve drejt vendeve të Perëndimit, ndërkohë që për sensibilizimin e kësaj problematike emisioni është mbajtur pa shikues.

Ulëset e publikut janë mbuluar me letrat në të cilat shkruhej “Hungari” “Gjermani” “Lamtumirë Kosovë”.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Më Shumë

Johnny Depp është fejuar me avokaten e tij Joelle Rich

Johnny Depp është fejuar me avokaten e tij Joelle Rich. Dhe, për ironi të fatit, ai u takua me të falë Amber Heard. Thashethemet...

Murati: Përkundër sfidave, ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme...

Lajmet e Fundit