Veteranët nuk përjashtojnë mundësinë e protestave

Xhevdet QeriqiKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së në një aksion para Qeverisë së Kosovës ka vendosur disa letra, ku shprehën pakënaqësitë rreth vonesës së publikimit të listave të veteranëve të luftës.

Këshilli ka paralajmëruar që nëse deri më 10 shkurt nuk publikohen këto lista, do të organizojnë demonstratë, për të cilën thanë se nuk marrin përgjegjësi nëse ndodh diçka.

“Nëse deri më 10 shkurt nuk dalin ashtu siç kanë premtuar me lista, atëherë do ta organizojmë një demonstratë… Ne e kemi përkrahjen e veteranëve, e atyre që kanë luftuar dhe fatkeqësisht sot gjashtëmbëdhjetë vite pas luftës jetojnë në gjendje të mjerueshme…Nuk marrin asnjë përgjegjësi në rast se ndodhë diçka”, ka deklaruar Qeriqi, trasnmeton Telegrafi.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit