11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Prizren: Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje

Gjykata themelore ne prizrenDepartamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit, vendosi që ndaj të pandehurit U. Sh. nga fshati Jashkovë, Komuna e Prizrenit, të caktoj masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të “vrasjes” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet, prej datës 31.01.2015 dhe do të zgjasë deri më datën 02.03.2015”.tha zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Mbajtjen në paraburgim të pandehurit, e kërkoi Prokurori i Shtetit.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se më datë 31 janar 2015, gjatë orëve të natës në shtëpinë e tij familjare dyshohet se e privoi nga jeta të ndjerin Xh. Berisha i cili ishte bashkëfshatar i tij.

Pas manipulimit me armën të cilën e ka pasur në dorë i pandehuri, e njëjta ka shkrepur në drejtim të ndjerit, i cili nga goditja bie në dysheme të dhomës, ku nga pasojat e marra ndërron jetë.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Maratonë simbolike me biçikleta për 18-vjetorin e Pavarësisë në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Prizren u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e çiklistëve...

Lajmet e Fundit