VV: Kosovarë nga Evropa do ta “pushtojnë” Prishtinën të mërkurën

Protesta ne Prishtine15Protestën e cila do të mbahet të mërkurën në Prishtinë, kësaj here do të marrin pjesë edhe bashkudhëtarët tanë.

Ata kanë shprehur vullnet të madh që ti bashkohen kësaj proteste.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje!, Erzen Vraniqi, për “Zëri” ka thënë se ashtu siç po ka vetëmohim të madh të qytetarët në Kosovës, kanë vërejtur që një disponim i tillë është përcjellur edhe te bashkëatdhetarët tonë në mërgatë.

“Shumë nga ta na kanë shkruar, duke u solidarizuar me ne dhe duke shprehur indinjatën e tyre për Qeverinë e sidomos dhunën policore ndaj protestuesve të pambrojtur.Gjithashtu kanë shprehur dëshirë dhe vullnet për të marrë pjesë në protestë të mërkurën, por e kemi të pamundur të dijmë shifra, meqenëse të gjithë ata vijnë me vetëorganizim”, ka thënë Vraniqi.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit