14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Koncert i çelistit shqiptar Redi Hasa dhe artistes italiane Maria Mazzotta

Redi Hasa dhe Maria MazzottaNë datën 29 janar ka nisur në Paris festivali i tetë “Au fil des Voix”, i cili do të vazhdojë deri në datën 9 shkurt, 2015 në Studio Alhambra dhe në Hermitage në Paris.

Në mesin e njëqind artistëve nga 15 vende të botës, në mesin e 21 koncerteve që sjellin tinguj të ndryshëm muzikorë, 4 shkurti organizohet për Mesdheun dhe Ballkanin, me pjesëmarrjen e artistit shqiptar Redi Hasa në violonçel dhe artistes italiane, Maria Mazzotta, vokal dhe instrumente perkusioni, transmeton KultPlus.

Dy artistët performojnë në një dialog mesdhetar dhe ballkanik, mes zërit, perkusionit dhe violonçelit, duke kërkuar perfeksionin në takimin e tyre artistik. Kombinimi i zërit të Maria Mazzottës, që sjell muzikën e jugut italian, trashëguar brez pas brezi dhe melodia ritmike e violonçelit të Redi Hasës kujtojnë tingujt plot ngjyrë dhe shpirtin ballkanik dhe hapësirën e Italisë Jugore, ndërsa rikrijojnë një muzikë të veçantë nga kontakti i vrullshëm i hulumtimit të tyre ekspresiv.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit