Ramadan Muja, 50 mijë euro për bursa të studentëve

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka propozuar që të ndahen 50 mijë euro për të studentëve më të mirë të Prizrenit.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha njoftoi se propozimi është votuar unanimisht nga drejtorët e Ekzekutivit.

“Në këtë mbledhje është miratuar unanimisht propozimi i kryetarit Muja, për shpalljen e konkursit për përzgjedhjen e studentëve më të suksesshëm të cilëve do t’ju ndahen bursa nga komuna në shumë rreth 50 mijë euro”, njoftoi Berisha

Ai tregoi se Ekzekutivi i Prizrenit po ashtu ka miratuar një numër të propozimeve për realizimin e projekteve gjatë këtij viti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit