8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

UN-Habitat vizitoi Rahovecin

UN-Habitat foto 1Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur sot në takim një delegacion nga UN-Habitati,udhëheqës i delegacioni ishte Gwendoline Mennetrier. Në këtë takim u bisedua për investimet që janë bërë në komunën e Rahovecit dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Kryetari i Vehapi, falënderoi zyrtarët nga UN-Habitati për projektet që kanë investuar në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, “Ne si komunë jemi të interesuar që të vazhdoj bashkëpunimin edhe për projekte të tjera të përbashkëta , e që kanë të bëjnë me krijimin e hapësirave gjelbëruese” ka shtuar kryetari Vehapi.

Kurse Gwendoline Mennetrier, udhëheqës i zyrës së UN-Habitat-it në Kosove, falënderoi për pritjen e bërë sot dhe premtoj se bashkëpunimi në mes të komunës së Rahovecit dhe UN-Habitat-it do të vazhdojë edhe me tutje me bashkëpunimin e mirë që ka pasur me komunën e Rahovecit e në veçanti me rregullimin e dy oborreve të dy shkollave duke thënë :” U jemi mirënjohës për mbështetjen nga ana e komunës së Rahovecit për të gjitha ato që ne kemi pasur nevojë që ti realizojmë këto dy projekte“.

Pas takimit që u zhvilluan në zyrën e kryetarit, kryetari Vehapi dhe Gwendoline Mennetrier, morën pjese në përurimin e dy oborreve të dy shkollave të cilat janë financuar nga komuna e Rahovecit dhe UN-Habitati.

Vlen të përmendet se me këto investime janë rregulluar dy oborre të dy shkollave në komunën e Rahovecit siç janë rregullimi i oborrit të shkollës së mesme “Xhelal Hajde-Toni” në Rahovec dhe rregullimi i oborrit të shkollës “Hamëz Thaqi” në fshatin Xërxe të komunës së Rahovecit. Përveç rregullimit të oborreve të shkollave në këtë projekt janë rregulluar edhe fushat e futbollit ku nxënësit e të dy shkollave mund ti kryejnë aktivitetet e tyre sportive, po ashtu janë krijuar edhe hapësira gjelbëruese të cilët deri me tani u kanë munguar të dy shkollave.

Në komunën e Rahovecit nga UN-Habitatit, në bashkëpunim me komunën e Rahovecit janë përfunduar dy projekte ku vlera e përbashkët e investimeve në këto projekte arrin shumën e 105.631.90 euro.

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit