Vetëvendosje: Policia po instrumentalizohet dhe po dezinformon qytetarët

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje. përmes një kumtese ka hedhur poshtë deklarimet e Policës së Kosovës për protestën e nesërme.

“Policia e Republikës së Kosovës po e vazhdon represionin e vet, të urdhëruar politikisht, ndaj qytetarëve protestues të Kosovës. Me deklaratat e saj policia është duke i dezinformuar qytetarët, dhe njëkohësisht po synon t’i frikësojë ata. Nuk ka asgjë të vërtetë prapa deklaratave të tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të sqarojë opinion e gjerë publik se është e gjitha në mobilizim e sipër për protestën paqësore që do të organizohet nesër në Prishtinë për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës me ligj të veçantë që e kthen atë në ndërmarrje publike.

Policia e Kosovës ka treguar se tashmë është kthyer në një vegël politike të një qeverie të verbuar nga pushteti që refuzon t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Policia e Kosovës po kthehet në mjetin kryesor të qeverisë që po përpiqet ta kthej Kosovën në një shtet policor”, përfundon kumtesa e VV-së.

Previous article
Next article

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit