Haradinaj: Mbetemi gardianë të demokracisë

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, ka triumfuar zëri demokratik i qytetarëve.

Ai ka thënë se janë dhe do të vazhdojnë të mbeten gardian të demokracisë, lirisë, dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me shkarkimin e Jabllanoviqit, nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe prandaj protestat do të vazhdojnë.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Zëri demokratik i qytetarëve sot ngadhnjeu ndaj të nënshtruarve të dorëzuar dhe ky sukses i dedikohet vetem demokracisë dhe dinjitetit të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ministri Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Falendëroj të gjithë qytetarët aktiv, partitë opozitare, dhe organizatat tjera të cilët bashkërisht kontribuan në realizimin e kërkesës legjitime dhe të drejtë.

Jemi dhe do mbetemi gardian të demokracisë, lirisë, dhe të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, si brenda ashtu edhe jashtë institucioneve.

Ne mbesim të vendosur në kërkesat tona për Trepçën, dhe të gjitha çështjet që rëndojnë jetën e qytetarit. Për këto dhe tjera arsye, protesta e nesërme shtyhet për një datë tjetër. RH” (sic), ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit