8.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Banorët e Ratkocit kërkojnë më shumë investime nga Latifi

ratkocEkzekutivi i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Ratkoc. Në këtë takim është diskutuar ecuria e projekteve aktuale në komunë, si dhe nevojat që kanë qytetarët për investime në fusha të caktuara.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, tha Komuna ka trashëguar projektin e kanalizimit të ujërave të zeza. Sipas tij, ky projekt ka qenë mirë i hartuar, mirëpo keq i zbatuar në terren. “Kompania që kishte marrë përgjegjësinë për këtë projekt ka dështuar të përmbushë të gjitha kriteret e përcaktuara, prandaj edhe ankesat e banorëve në këtë drejtim janë të arsyeshme”, tha Krasniqi.

Ai tregoi se është investuar edhe në rregullimin e shtratit të përroit në fshat, si dhe në rregullimin e rreth rrotullimit, rrugëve kryesore në fshat dhe janë bërë ndërhyrje edhe në disa rrugë fushore. “Ndërtimi i QMF-së dhe qendrës së kulturës, kanë ndikim të madh në jetën e qytetarëve të kësaj ane”, tha Krasniqi.

Banori i fshatit Ratkoc, Amrush Morina, ka ngritur shqetësimin e banorëve të lagjes së tij rreth mangësive që ka projekti i kanalizimit të ujërave të zeza, pasi që janë vërejtur lëshime të mëdha në mënyrën e vendosjes së gypave dhe kapanxhave (pusetave).” Nëse nuk ndërhyhet për të rregulluar diçka, atëherë ky projekt nuk mund të jetë i dobishëm për banorët e këtij fshati”, tha ai.

Kryetari Smajl Latifi tha se inxhinierët kanë dhënë vërejtje serioze në këtë projekt, mirëpo kompania që i ekzekuton punimet si duket ka vështirësi serioze financiare. ”Prandaj nuk po arrin assesi të përmbushë projektin me cilësi më të lartë”, tha Latifi.

Sahit Hoti, ndërkaq kërkoi që edhe në lagjen në pjesën e epërme të varrezave të fshatit të ketë mundësi të lidhet me rrjetin e ujërave të zeza, ngase distanca nga gypi kryesor është shumë e madhe. Banorët e fshatit Ratkoc në këtë takim kanë ngritur shqetësime të ndryshme. Ata kanë marrë premtime nga kryetari Latifi se do të investohet dhe eliminohen të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi tha se se në këtë fshat janë bërë investime të rëndësishme që e kanë ndryshuar filozofinë e qeverisjes lokale. “Në emër të Ekzekutivit të komunës falënderoj banorët e kësaj ane për bashkëpunimin dhe durimin që kanë treguar, sepse këtu kanë munguar investimet për një kohë të gjatë”, tha Latifi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ikja nga vetmia

Enver Sulaj Ti s'e ndien fluturimin e kohës së rëndomtë Që për mua është ikje e pakthyeshme Si plumbi drejt zemrës së trishtuar. Në asnjë pikturë nuk gjenden...

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

Drejtoresha e Shkollës "Hysen Rexhepi", Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ. Ky përmirësim...

Lajmet e Fundit