Krimet e pasluftës nën juridiksionin e Gjykatës Speciale

Gjykata-peshorjaGjykata Speciale nuk do të ketë juridiksion vetëm mbi personat përgjegjës për pretendimet e ngritura në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të hartuar nga Dick Marty.

Do të trajtojë të gjitha krimet më serioze që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit dhe një vit pas saj, përfshirë vrasjet politike.

Është tërësisht i mbyllur procesi për krijimin e bazës ligjore për këtë gjykatë, që po zhvillohet nën patronazhin e presidentes Atifete Jahjaga. Informacione përmbajtjesore në diskutim nuk jep kurrkush, as nga Presidenca e as nga Ekipi Teknik, i cili është duke negociuar me autoritetet evropiane legjislacionin.

Një burim në Presidencë ka treguar se me ligj të veçantë do të listohen të gjitha krimet, për të cilat do të ketë juridiksion Specialja./Koha Ditore/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit