58 nxënës të Suharekës ikin jashtë vendit me familje

Shkolla-Klasa-bankaPrej fillimit të vitit shkollor 2014/2015 e deri tash shkollimin në Komunën e Suharekës e kanë braktisur 58 nxënës për shkak të ikjes së qytetarëve drejt perëndimit.

Kjo shifër u dha në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal për siguri.
“Sipas evidencës së Drejtorisë së Arsimit prej fillimit të vitit shkollor e deri me tani e kanë braktisur shkollimin 58 nxënës për shkak të ikjes së qetarëve, drejt perëndimit për një jetë më të mirë ekonomike,” tha nënkryetari i komunës Rexhep Kuçi.

Kuçi, tregoi se sipas një evidence të DKA-së, më së shumti nxënës që kanë braktisur shkollimin ka në fshatin Gelancë.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit deklaroi të premten se braktisja e shkollimit fillor dhe të mesëm nga nxënësit për shkak të emigrimit është alarmante.
Sipas të dhënave të MAShT-it nga vala e të ikurve kanë lënë bankat e shkollës 5 mijë nxënës. Numi total i të ikurve sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është dhjetëfish më i madh. /kallxo.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit