Matoshi: Ma mirë 8 mijë euro lule për Presidenten se 255 mijë qebapa për Ramadan Mujën!

HalilMatoshi-analistHalil Matoshi ka komentuar shkrimin per shpenzime te zyres se Presidentes ne vleren prej 8 mije eurosh. Por ai ka arsyetuar keto shpenzime duke e krahasuar shumen marramendese te Ramadan Mujes i cili per 6 muaj kishte “ngrene” 255 mije qebapa me buxhet te komunes.

Ja postimi i plotë i Halil Matoshit:

Presidentja e vendit po tutet me kallxue qe ka ble lule mbi 8 mije euro. Kaq asht kontrata vjetore, tjeter sen ash a i “shfrytezon” te gjitha a jo!? Po fundja nuk jane bre shume per lule!? Ma mire lule se qebapa si Ramadan Muja…Qeverisja Muja, për 6 muaj i “hanë” 255 mijë qebapa !? Muja i ka hanger qebapat, kurse Jahjaga nuk i ha lulet por i perdor sipas protokollit te shtetit; Mos u bani aq zemerngushte:
1. Jahjaga vë lule te shtatorja e Zahir Pajazitit ;
2. Atifete Jahjaga, ka vënë një kurorë me lule pranë monumentit kushtuar hebrenjëve të Kosovës;
3. ‘Dita e Presidentit’, Jahjaga vuri kurorë lule në varrin e ish Presidentit Rugova. ectr. ectr.

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit