14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Tahiri: Asociacioni i Komunave Serbe, s’është në rend dite

Edita TahiriMinistrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka deklaruar për Telegrafin se sonte në Bruksel bisedat po zhvillohen për çështjet e drejtësisë. Sipas saj, Asociacioni nuk është në rend dite fare.

“Pa u zgjidh çështja e drejtësisë dhe shuarja e ‘Mbrojtjes Civile’, nuk mund të bisedohet për asociacionin”, ka thënë ajo.

Sipas saj, dakordimi eventual për planin për zbatim në çështjet e drejtësisë, në pajtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit, do të hap rrugë për të vendosur sistemin unitar të drejtësisë në veri të vendit dhe integrimin e personelit serb në institucionet shtetërore të drejtësisë në Kosovë.

“Kjo do t’i jep fund strukturave paralele serbe në fushën e drejtësisë”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Lajmet e Fundit