Begaj thotë se do ta ndihmojnë familjen Zogaj

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pasdites së djeshme ka vizituar familjen e F. Zogajt nga Mleqani, familje e cila ditë më parë kishte deklaruar se do të merrte rrugën e mërgimit, për shkak të kushteve të rënda sociale, por që tani duket të ketë hequr dorë nga kjo, ndërsa dje ka marrë premtimin e kryetarit, se do ta mbështesin këtë familje.

“Ne do ta mbështesim këtë familje, pasi vërtetë jetojnë në kushte të rënda ekonomike, dhe unë i kam premtuar se do ta ndihmojmë në forma të ndryshme, sidomos në bujqësi, në mënyrë që kjo familje të arrij të krijoj të mira materiale, për sigurimin e jetesës”, ka thënë Begaj pas vizitës në këtë familje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit