Agim Çeku tregon se ku bëhen publike emrat e Veteranëve të UÇK-së

AgimCeku5-30Kryetari i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Verifikimit të Statusit të Veteranëve, Invalidëve si dhe Pjesëtarëve të UÇK-së, Agim Çeku ka bërë të ditur se, publikimi i emrave të cilët kanë aplikuar për të marrë statusin e veteranit të luftës do nis nga e mërkura. Ndërkaq deri më 20 shkurt do të bëhen publike gjitha listat.

Çeku në një prononcim për “Zërin” ka saktësuar se emrat do të tregohen në Web-faqen zyrtare të Kategorive të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Deri më tani 95% janë trajtuar ndërsa deri më 20 shkurt kanë mbet të trajtuar edhe pjesa tjetër. Një muaj është koha e ankesave por që do të formojmë një Komisioni për Ankesa dhe përafërsisht për dy muaj do të bëhet trajtimit i tyre”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se statusin e veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri më tani e kanë fituar 23 mijë e 684 veta, ndërkaq 8467 kërkesa janë refuzuar. /Zëri/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit