Këtë vit, Kampet Rajonale te Restaurimit, të vlerësuara me çmime, kthehen me një seri prej katër kampesh të organizuara në Ballkanin Perëndimor. Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe ekskursionet. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit.
Kampi i 21-të deri te i 24-ti do t’iu ofrojnë pjesëmarrësve leksione tërheqëse dhe praktikë në restaurim dhe konservim, duke përdorur material dhe teknika tradicionale, si dhe ushtrime në interpretim dhe menaxhim të situatave të trashëgimisë kulturore dhe muzeumeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve dhjetë ditore pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë-nëpërmjet leksioneve e prezantimeve- me përvojën praktike në monumente e artefakte në: Shqipëri, Kosovë e Serbi.
Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar artefaktet e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rivitalizuar ato.
Vitin që shkoi Kampet Rajonale të Restaurimit fituan çmimin e Bashkimit Europian/ Çmimi Europa Nostra në kategorinë “Edukim, Trainim dhe Rritje Ndërgjegjësimi”. Mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj përvoje fantastike!
Ndonëse të organizuar secili më vete, këto katër kampe restaurimi përbëjnë një pjesë të një përpjekjeje rajonale për t’i nxitur njerëzit të kuptojnë vlerat e trashëgimisë dhe të mësojnë si të kujdesen për të. Synimi kryesor është që trashëgimia të përdoret si një platformë ku profesionistët, femra e meshkuj, të takohen e të krijojnë kushtet për vendosjen e paqes, brenda një shoqërie demokratike e cila respekton të drejtat e njeriut e nxit rritjen e ekonomisë vendase nëpërmjet zhvillimit të trashëgimisë kulturore.
Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe ekskursionet. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.
Për pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia do të ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes, duke përfshirë leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe ekskursionet. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në lokacionin e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në bursë.
Për të aplikuar në Kampet Rajonale të Restaurimit 2015, atë mund ta bëni përmes faqes zyrtare të CHwB-së www.chwb.org/albania/?lang=sq /KultPlus.com/