Zafir Berisha si “Luta”: Do të ndodhin reagime të mëdha

zafiri ne luftDeputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha e ka mbështetur kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri i cili para pak minutash ka shpërthyer kundër komisionit që ka bërë verifikimin e aplikantëve që kanë tentuar të verifikohen si veteranë të luftës së UÇK-së.

Duke shkruar në profilin e tij në Facebook, Berisha ka thënë: “Reagimi i Lutes eshte fillimi i reagimeve te medha qe priten me ndodhe, me arsye…Z.B”.

Sot është bërë publike lista e plotë e atyre që janë pranuar si veteranë të luftës së UÇK-së për Zonën Operative të Llapit dhe atë te Karadakut. /Indeksonline/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit