Ymeri, Mustafës: Ke nënshkruar personalisht apo si kryeministër

VisarYmeri-deputetVisar Ymeri deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar pyetje drejt Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, se si e ka nënshkruar marrëveshjen për drejtësi.

“A e keni nënshkruar ju personalisht në emër personal, apo si kryeministër i Kosovës”, ka shtruar pyetje Ymeri.

Deputeti i VV-së, ka kërkuar që të dihet se çka përmban teksti i marrëveshjes dhe sa pika janë në të.

“Dikush po thotë se janë 14 pika e disa po thonë se janë 15 pika. Duhet ta diskutojmë tekstin e marrëveshjes se për këtë po flitet, se vizat e senet tjera po i bisedojmë çdo ditë. Deri më sot nuk e dimë se çka përmban ai tekst”, tha Ymeri gjatë seancës së Kuvendit.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit