5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Weltwoche: UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së

WeltwocheRevista zvicerane „Weltwoche“ në numrin e saj më të ri një temë ia kushton edhe zhvillimeve në Kosovë me një vështrim të veçantë për Qeverinë e re të krijuar nga koalicioni PDK – LDK, transmeton koha.net

“Perëndimi, e para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qenë indiferente ndaj vullnetit të zgjedhësve kosovarë (për ndryshime politike). Ata bën presion që Lidhja Demokratike e Kosovës të formojë qeverinë me Thaçin. Këtë aleancë mes zjarrit dhe ujit kosovarët e quajnë me cinizëm ‘Guns and Roses’. Është sekret publik që UÇK-ja e Thaçit dikur ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së”, shkruan revista.

“Fakt është se Thaçi – i cili në vitet 90-të si azilant me banim në Dietikon ka punuar si argat në hekurudha – prej se ka ardhur në pushtet është pasuruar. Ai preferon të vishet me kostume të qepura vetëm për të. Thuhet se çdo veshje e tij është e qëndisur me monogram (iniciale të tij). Ekspertët e huaj të ekonomisë e akuzojnë se gjatë mandatit të tij si kryeministër i ka bërë rrush e kumbulla ish-ndërmarrjet shtetërore duke ua shitur nën vlerë njerëzve të besueshëm dhe miqve”, vazhdon Wlewoche.

Revicat zvicerane shton: “Dy ish-diplomatë të BE-së kanë zbuluar se punëtorët e EULEX-it nuk e kanë kryer punën e tyre për të hetuar dhe dënuar lidhjet mafioze në politikë. Prej 1187 rasteve, të cilat EULEX-i i kishte marrë nga autoritetet e OKB-së, vetëm katër përfunduan me dënime. Kundër peshqve të mëdhenj as që ndërmor diçka. Si mund të shpjegohet ky ngurrim i prokurorëve europianë? Në lidhje me këtë ekzistojnë dy teori, njëra e keqe dhe tjetra edhe më e keqe: ose ata ulnin kokën nga frika që kishin nga njerëzit me pushtet. Ose janë shitur”.

“Nuk është se shumica e kosovarëve janë të befasuar nga marifetet e Perëndimit. Ata edhe vetë kanë pasur rastin të shohin se si mbrojtësit e vlerave perëndimore edhe vetë marshuan thellë në moçalin korruptiv ballkanik”, përfundon Weltwoche.

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Lajmet e Fundit