17.9 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Shoqërohen në polici katër ish-punëtorë të “Agrokosova Holding”-ut

agrokosova_951299Katër punëtorë që punonin në “Agrokosova Holding” në kohën kur ndërmarrja menaxhohej nga Roberto Migoto janë arrestuar nga policia sot, pasi sipas sigurimit të ndërmarrjes kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në objektin e saj. Këta punëtorë humbën vendet e punës me kalimin e ndërmarrjes në duart e italianit tjetër Gjankarlo Fantinelli.

Policia e Kosovës ka shoqëruar sot në stacionin e Suharekës 4 ish-punëtorë të “Agrokosova Holding”-ut, pasi ata hynë në objektin e kësaj ndërmarrjeje.

Policia është njoftuar nga sigurimi i kompanisë, se këta persona të padëshirueshem për kompaninë, në mënyrë të paautorizuar kanë hyrë në këtë objekt.

Arsim Berisha, komandant i Stacionit Policor në Suharekë, tha për KALLXO.com, se policia i ka larguar nga prona e ndërmarrjes.

“Sot jemi njoftuar nga sigurimi i kompanisë se katër persona të padëshiruar për kompaninë, në mënyrë të paautorizuar janë futur në këtë kompani dhe ne mënjëherë kemi marrë masë duke i shoqëruar të njëjtit deri në stacion,” tha komandanti i policisë.

Sipas komandantit, këta persona pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Këta persona kanë qenë punëtorë të “Agrokosova Holding”-ut, por pas ndërrimit të menaxhmentit nga kjo kompani dhe kalimit të saj në duart e Fantinellit janë larguar nga puna.

Para se gjykata të vendoste që italiani Fantinelli është aksionari më i madh i ish-ndërmarrjes së privatizuar të Suharekës, administrator i saj ishte një italian tjetër-Roberto Migoto.

“Agrokosova Holding” para privatizimit quhej NBI “Suhareka” dhe kishte një sipërfaqe prej 1 mijë e 170 hektarësh, 700 nga të cilët të mbjellë me vreshta.

Ish-punëtorët e kësaj ndërmarrjeje disa herë kanë protestuar, duke tentuar të kthehen në vendet e tyre të dikurshme të punës. Ata ishin organizuar për ta blerë NBI “Suharekën” kur ajo po privatizohej, por nuk ia kishin dalë./Kallxo.com/

Më Shumë

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

OVL e UÇK-së Prizren zhvillon homazhe për dëshmorët dhe martirët në Lubizhdë të Hasit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Lubizhd...

Lajmet e Fundit