Limaj: Të hiqet neni 11.3

Fatmir Limaj, nismaDeputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka propozuar që nenet që po diskutohen sot në Kuvendin e Kosovës për ndërmarrjet publike, të hiqen komplet e jo të plotësohen ose të amandamentohen.

Nenet të cilat ngrenë çështje që janë të diskutueshme, e posaçërisht për nenin 3, paragrafi 11.3, lidhur me regjistrimin e ndërmarrje publike që thuhet se duhet të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato ndërmarrje.

Njësoj thuhet edhe për njësi të caktuara organizative të ndërmarrjes shoqërore, të cilat janë objekt i regjistrimit si ndërmarrje publike.

Këto të dyja janë kundërshtuar fuqishëm nga ana e Nismës për Kosovës, për të cilën tha se ky plan u jep kompetenca edhe më shumë komunave.

Limaj, ka propozuar që për këtë ligj të shkohet me ligjin bazik i cili është krijuar në vitin 2008 dhe sot këto nene as të mos diskutohen, por të hiqen komplet.

“Çka po doni me rregullu tjetër për komunat kur kjo çështje është e rregulluar. Shumë qartë sqarohet në ligjin e kaluar. Të hiqen këto dy nene sepse as sponzorizuesi nuk e ka idenë se për çka po e bënë”, tha Limaj gjatë seancës së Kuvendit.

Ai, propozoi që vëmendja të bie në ligjin për Trepçën dhe të gjithë të ulen dhe të planifikojnë planin e veprimit, i cili mund të sjellë një ligj më të mirë për Trepçën.

Limaj, ka propozuar që edhe për ligjin e veçantë që do të krijohet për Trepçën, të shkohet dhe të merret parasysh ligji bazik i krijuar më herët.

“Ligji për ndërmarrjet publike është bazik, dhe çdo ligj tjetër i veçantë duhet të mbështetët në ligjin bazik”, tha Limaj.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit