23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Republika e ‘96-s: Kosova në dokumentin amerikan 12 vjet para shpalljes së pavarësisë

Kosovo republikeHaberin që më së shumti e kishte shtangur Muhamet Bicajn, e kishte pranuar nëpërmjet telefonit diku dy dekada më parë. Vetë ishte në Perëndim dhe telefonohej nga Prishtina.

Xhavit Ahmeti, që atëkohë e këshillonte presidentin Ibrahim Rugova, ndodhej në anën tjetër të receptorit. E kishte telefonuar, për t’ia kumtuar një lajm hiç të pritshëm – Departamenti Amerikan i Shtetit i referohet Kosovës me “Republika e Kosovës”, shkruan sot Koha Ditore. Ndodhej kjo në një përgjigje të një shkrese që diku katër ditë më përpara Bicaj, si ministër Arsimi, e kishte adresuar në këtë institucion të shtetit më me ndikim në botë.

“Unë isha në Parlamentin Evropian dhe më thotë Doris Pack: ‘Shpejt po të thërrasin nga Presidenca’. Kur shkova mu lajmëru Xhaviti. Më tha: ‘O ministër, dëgjo çka na ka ardhë – Republic of Kosova. Jemi duke festu. Po pimë nga një gotë raki me presidentin Rugova dhe me Abdylin (Abdyl Rama, edhe ky këshilltar i Rugovës v.j.)”, ka treguar tash Bicaj. “Ishte jehonë jashtëzakonisht e madhe që në atë kohë me të ardhë një shkresë nga Departamenti i Shtetit, në të cilën të referohen ‘Republikë e Kosovës’”.

Departamenti i Edukimit i Shteteve të Bashkuara e kishte përcjellë shkresën më 21 shtator të 1996-s. Mbante firmën e ndihmëssekretarit Mario Moreno.

Letra ishte nisur nga kjo adresë:
“U.S. departament of Education,
Washington, D.C. 20202-3500”.
Ishte destinuar të mbërrinte në këtë cak:
“Muhamet Bicaj,
Ministër i Arsimit,
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës,
Nr. 03, 1-07
Prishtinë, Republika e Kosovës”.

Ndihmëssekretari Moreno kishte shkruar në hyrje se e kuptonte shqetësimin për gjendjen në arsim. Aty thuhej se ShBA-ja mbështet fuqimisht parimet ndërkombëtare që përkrahin premisën se qasja dhe mundësia e barabartë për arsim cilësor duhet të jetë e mundshme për të gjithë.

Bicaj tregon edhe për një ironi. Këtë letër që e bëri Rugovën të festonte, në Presidencën që ndodhej në “Velani”, e kishte sjellë një serb.

Më Shumë

Më 11 maj, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit Ilir Konushevci

Të hënën, më 11 maj 2026, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit dhe komandantit të logjistikës së UÇK-së, gjeneral major...

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Lajmet e Fundit