16.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Riparimet ia zgjasin “jetën” monumenteve të Prizrenit

Hamami i PrizrenitDisa objekte të rëndësishme kulturo-historike janë riparuar vitin e kaluar në Prizren, ndërsa kjo ka mundësuar edhe përmirësimin e gjendjes fizike të monumenteve, me të cilat edhe identifikohet qyteti jugor i vendit.

Në realizimin e tyre përveç Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), kanë ndihmuar edhe donatorët, ndërsa merita ka edhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren që ushtron përgjegjësit dhe në kuadër të MKRS-së.

Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së, ka thënë për “Zërin” gjatë vitit që shkoi bazuar në Planin Vjetor të Punës është bërë kontrollimi i 84 projekt propozimeve të qytetarëve dhe institucioneve të tjera për punime investive në Zonën e Mbrojtur dhe në afërsi të monumenteve, pastaj analizimi i tyre si dhe përgatitja e dokumentacionit për komision në MKRS.

Në këtë kontekst, ai tha se është bërë përgatitja, kontrollimi dhe plotësimi i dokumentacionit për propozim listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme në qytetin e Prizrenit dhe pesë komunat, që janë pjesë e rajonit të Prizrenit, sipas listës dhe udhëzimeve të MKRS-së.

“Nga të hyrat vetanake është investuar në rregullimin e çatisë dhe fasadës së lokalit që ende ushtron zejen e farkëtarisë dhe është bërë mbikëqyrja e punëve për ndërrimin e kulmit dhe restaurimin e fasadës të lokalit e farkëtarit në shatërvan, derisa është bërë edhe udhëheqja e punëve në restaurimin e objektit, në të cilin ushtrohet zeje e briskpunuesve, në pronësi të familjes Shinik në Prizren, punimet e të cilit i zbatoi IRD-ja, nën mbështetjen financiare të Zyrës amerikane në projektin “Restaurimi i objekteve kulturore”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu është restauruar banja -hamamxhiku në shtëpinë e familjes së Dukagjinëve, derisa janë në vazhdim punimet për restaurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në fshatin Zym të Hasit, projekt ky nga investimet kapitale të MKRS-së.

Hoxhaj ka thënë se janë realizuar edhe projekte për intervenime emergjente të financuara nga MKRS-ja, ku është bërë mbikëqyrja e punimeve për katër objekte të trashëgimisë kulturore, që kanë të bëjnë me objekte banimi, si shtëpia e familjes Rekathati, ajo e familjes Paçarizi, shtëpia e familjes Burgjia, si dhe shtëpia e familjes Kantarxhiu.

Në kontekstin e mirëmbajtjes fizike të objekteve të rëndësishme kulturo-historike në Prizren, nga donacioni i UNESCO-s janë kryer punimet në Katedralen Katolike, ndërsa punimet janë mbikëqyrur nga ekspertët e QRTK-së.

Gjithashtu nga donacioni i UNESCO-s janë kryer punimet në restaurimin dhe rehabilitimin e hamamit të “Gazi Mehmed Pashës” në Prizren. Në fazën e parë ka qenë e paraparë të kryhen punimet e çatisë. Sipas zyrtarëve janë dhënë rreth 300 mijë dollarë nga fondet e UNESCO-s në Konferencën që është mbajtur në Turqi.

Ndërkaq, një numër projekt propozimesh për masat preventive janë paraparë si ndërhyrje emergjente dhe i janë përcjellë për vitin 2015 MKRS-së. Në listën e këtyre objekteve janë xhamia e “Myderiz Ali Efendisë”, shtëpia e familjes Ereni, pastaj shtëpia e familjes Okqaboll, kompleksi i teqesë “Sinani”, kompleksi i tyrbeve të Karabashit, ndërtesa e trafostacionit të vjetër, shtëpia e familjes Myftiu, ajo e Muhamed Shukriut, shtëpia e familjes Drini, ajo e familjes Ukallo, shtëpia e familjes Thaçi, shtëpia e familjes Lezi, ajo e familjes Celina, shtëpia dhe hambari i familjes Hadro, pastaj shtëpia e familjes Godeni, shtëpia e familjes Skenderi, shtëpia e familjes Koçbashliu, ajo e familjes Hajdari.

Pos tyre në projekt propozim janë edhe shtëpia e familjes Shporta, hani-nallban i familjes Kovaçi, xhamia e fshatit Zatriq (Rahovec), Mulliri i Rexhep Shatrit në fshatin Kushnin (Prizren), Kulla e Tahir Reshitit në fshatin Kojush të Hasit, Kulla e Jonuz Hasan Tafollit në fshatin Qadrak të Therandës, Shtëpia e Idris Caro-së në fshatin Brod të Dragashit, si dhe Hambari i familja Reshitaj në fshatin Bubël të Malishevës

Sipas Hoxhës, realizimi i këtyre projekteve do të bëhet varësisht nga buxheti, i cili do të jetë në dispozicion nga ana e MKRS-së, për implementimin e tyre. /Zëri/

Më Shumë

Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit