20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Zbulohet varri 5800 vjet i vjetër (Foto)

Varri me i vjeterArkeologët grekë kanë zbuluar në një zonë arkeologjike në jug të Greqisë varrin e përbashkët të një çifti, që ata besojnë se daton të paktën 5800 vjet më parë.

Udhëheqësja e grupit të arkeologëve, Anastassia Papathanassiou, ka thënë se zbulimi i eshtrave 6-mijëvjeçare është bërë në vitin 2013, por vetëm tani analizat e ADN-së përcaktuan gjininë e secilit skelet.

Papathanassiou ka thënë se me shumë gjasa çifti ka vdekur i përqafuar, ndërsa shton se testet sugjerojnë që kanë qenë rreth 20 vjeç kur kanë ndërruar jetë. Zbulimi cilësohet me rëndësi të veçantë, pasi është më i vjetri i këtij lloji i gjetur në Greqi dhe ndër më të vjetrit në mbarë botën. /Zëri/Varri me i vjeter1

Më Shumë

Punime në rrugën “Medlin Ollbrajt” të Malishevës, mbyllet përkohësisht një pjesë e qarkullimit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve...

Bashkimi kërkon finalen sonte

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë. Skuadra prizrenase udhëheq 2:1...

Lajmet e Fundit