12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Haradinaj: Kosova ka shpresë

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët për shtatë vjetorin e pavarësisë së vendit. Në urimin e tij ai e ka cekur se Kosova nuk është ashtu siç të gjithë kishim dashur ta shohim.

Mirëpo, Haradinaj thotë se Kosovës do t’i japin shpresë njerëzit aktivë dhe të përkushtuar që ta ndërtojnë vendin. Sipas Haradinajt, Kosova ka ende ka shpresë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Në përvjetorin e shtatë të pavarësisë, ne të gjithë duhet të shohim se ku jemi.

Kjo ditë e madhe për historinë tonë nuk po arrin të bëhet, ashtu si duhet, edhe ditë festive për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova nuk është mire. Kosova nuk është as përafërsisht ashtu siq të gjithë ne kishim dashur ta shohim. Një grup i vogël njerëzish e kanë marrur në dorë shtetin dhe pretendojnë se e posedojnë edhe vendin edhe demokracinë.

Për ta ndërprerë këtë gjendje që po vazhdon, filloni të mendoni se secili prej jush, veq e veq jeni pjesë e pandashme e demokracisë sonë. Filloni të besoni se të gjithë së bashku mund ta ndryshojmë këtë gjendje.

Nëse të gjithë e kryejmë punën tonë dhe ia japim pak kohë nga vetja jonë demokracisë, nëse kërkojmë përgjegje për gjithçka që ka të bejë me secilin prej nesh dhe për shtetin dhe i mbajmë përgjegjës njerëzit që po udhëheqin, do ta bëjmë vendin ashtu si duam.

Kosovës do t’i japin shpresë njerëzit aktiv dhe të përkushtuar që ta ndërtojnë vendin.

Kosova ka shpresë!

Urime 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së vendit tonë të vetëm, Kosovës!

Më Shumë

Përkujtohet heroi Ismajl Kryeziu në Prizren

Me homazhe u përkujtua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu - Komandant Shpendi, ku u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij gjatë...

Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iraniane është konfiskuar

Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në tregtinë aziatike, pasi Presidenti Donald Trump tha se ShBA-ja ka ndaluar dhe sekuestruar...

Lajmet e Fundit