13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Bajrami: Sot patriotizëm është respektimi i ligjit

Arsim Bajrami-ministri arsimitNjëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se ndritmi i shtetit do të jetë një sfidë afatgjate për Kosovën. Mirëpo ai shprehet i bindur se Kosova do t’ia arrijnë që të bëhet një shtet sipas standardeve evropiane.

“Problemet në zbatimin e Kushtetutës janë reale, mirëpo respektimi i ligjit është patriotizëm shtetëror, ashtu siç ka qenë patriotizëm në kohën kur qytetarët i kanë dal në mbrojte vendit”, ka thënë Bajrami.

Sipas tij, Kushtetua e Kosovës ka qenë bazë e mirë për shtetndërtimin e vendit në këtë fazë transitore.

“Kushtetuta nuk është fajtore për krizat politike çfarë kemi pasur, por fajtorë për këtë janë politikat të cilët abuzojnë me Kushtetutën dhe synojnë që t’i arrijnë ambiciet e tyre përmes abuzimit me Kushtetutë”, ka thënë Bajrami në rtk, transmeton Gazeta Tribuna.

Duke folur për marrëveshjen për drejtësi të arritur me 9 shkurt në Bruksel, Bajrami ka thënë se marrëveshja për drejtësi është marrëveshja me e mirë e mundshme.

“Kjo marrëveshje është me e mira e mundshme, dhe pas kësaj marrëveshje, bisedimet me Serbinë do të jenë shumë me të lehta sepse gjyqësori ka qenë pika kryesore e këtij dialogu”, ka thënë Brajrami.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të vendosen në tavolinën temat që kanë të bëjnë me sistemin e brendshme të Kosovës

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Lajmet e Fundit