Edhe LDK-ja nderoi dëshmorët në Landovicë

haxhi avdyli landovicEdhe Kryesia, anëtarë dhe simpatizantë të degës së LDK-së në Prizren, me rastin e kremtimit të 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Me këtë rast kryetari i degës, Haxhi Avdyli, tha se fal sakrificës sublime të shumë gjeneratave dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, sot Kosova frymon lirshëm, duke mos harruar historinë tonë të lavdishme përplot sakrifica,transmeton tvpz.

Ai shtoi, se të gjithë ne duhet të angazhohemi që shteti ynë i ri të ketë prosperitet të gjithanshëm, dhe për këtë arsye, tha ai, të gjithë duhet të kemi parasysh amanetin e dëshmorëve të cilët na trasuan rrugën drejt Lirisë

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit