Thaçin e presin si burrështetas

thaci ne turqiEdhe vizita në Turqi e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, më shumë i ngjanë një vizite presidenciale, se ministrore.
Prej kur ia ka lënë postin e të parit të ekzekutivit partnerit të tij qeverisës, Thaçi të gjitha takimet bilaterale jashtë vendit i ka pasur me krerët kryesorë të shteteve.

Njëjtë si në vizitat e kaluara, Thaçi edhe në Turqi do të takohet së pari me ministrin e Jashtëm, Mevlyt Çavushollu.

Pas Çavushollus, do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Cemil Çiçekun dhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ndërkaq, të nesërmen do ta ketë një takim edhe me kryeministrin Ahmet Dautollu.

Zëvendëskryeministri Thaçi, do të vizitojë edhe Mauzoleun e Ataturkut në Ankara, si dhe do të marrë pjesë edhe në hapjen e një Qendre Kulturore Shqiptare. Ndërsa, për shtatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për Thaçin në Ankara do të organizohet edhe një pritje e veçantë. /Telegrafi/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit