Drejtoria e Arsimit në Prizren punëson mësimdhënës në emër të Kadri Veselit ?!

Kadri Veseli15-12Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka punësuar mësimdhënës në emër të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Redaktori i Televizionit “Opinion”, Rami Berisha në rrjetin e tij social “Facebook’ ka publikuar disa shkelje që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve duke përdorur emrin e Veselit

“Ja edhe një e gjetur në Arsimin prizrenas…Një mësimdhënësi që punonte iu shpall vendi i punës, sepse në Shkollën Fillore ishte duke punuar me FMN. Edhe publikisht zyrtarët e arsimit e mbrojtën këtë hap duke u bazuar në ligj, dhe edhe gazetarët i dhanë përkrahje këtij akti sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim ndarja e Universitetit, në Edukim, FMN etj etj.”, shkruan redaktori i TVO-së Berisha në Facebook.

“Në shkollën “Mati Logoreci” në konkursin e fundit, nuk u pranua kandidati me fakultet adekuat, të edukimit, po me FMN”.

“Arsyetimi është kështu ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli”.

“Unë e vë dorën në zjarr se nuk ka thënë kështu Kryeparlamentari Kadri Veseli, por e kanë keqpërdor emrin e tij, sepse kryeparlamentari është zotuar se do të punoj që ta ndal migrimin, e kështu nuk ndalet, sepse respektimi i ligjit dhe ligjshmërisë është kushti i parë i ndaljes së migrimit masiv…”.

“Në dosjen qytetare që jemi duke me përgatit kryeparlamentari do të propozohet si dëshmitar, në procesin gjyqësor që do ta thërrasim të ndodh”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit