Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve të burgut në Prizren

burgu dhomaKa filluar t’iu përkeqësohet gjendja shëndetësore tre të burgosur që kanë hyrë në grevë urie në Prizren. Koordinatori i KMDLNJ-së për Prizren Bashkim Kajdomçaj tha për “PrizrenPress” se gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar.

“Gjendja shëndetësore e të burgosurve në Prizren ka filluar dukshëm t’iu përkeqësohet”, konfirmoi Kajdomçaj.

Tre të burgosurit në Prizren kanë hyrë në grevë urie javën e kaluar.

Ata janë të pakënaqur me Gjykatën e EULEX-it, përkatësisht vendimit për plotfuqishmëri.

“Skender Selmani, Qendrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj të dënuar secili me më shumë se 5 vite burgim, në shkallën e parë nga EULEX-i, janë të pakënaqur me stërzgjaten e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës së EULEX-it”, tregon Kajdomçaj.

“Të njëjtit janë të dënuar nga shkalla e parë nga EULEX për rastin e Dobrosinit”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit