17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Muzika Urbane Blur

Blur-637x424Në një njoftim të befasishëm, Blur kanë zbuluar planin për të dalë me albumin e tyre të ri, më 28 prill, të parin pas 12 vjetësh, të titulluar “The Magic Whip”.
“Kemi bërë një incizim të ri”, ka njoftuar Damon Albarn, në Facebook.

Edhe pse ishin rigrupuar për net të atykëtushme të muzikës, legjendarët e Britpop’it, më në fund, do ta lëshojën LP’në e parë që prej “Think Tank” të vitit 2003.

Tashmë, ata kanë publikuar edhe singlin “Go Out”, të cilin mund ta dëgjoni më poshtë.

Bendi ka njoftuar se Hong Kong’u ka ndikuar ndjeshëm për të frymëzuar albumin, përfshirë ballinën – që ka fjalët “Blur” dhe “The Magic Whip” të shkruar me germa kineze.

“Kam incizuar në shumë vende dhe të gjitha e kanë botën e vet, kështu që ishte shumë interesante ta merrnin vendimin për të shkuar në Hong Kong. Ka disa momente kur tingujt i ngjajnë incizimit të David Bowie në Berlin. Është muzikë urbane“, thotë Albarn.

Në një intervistë të publikuar nga NME në qershor 2014, Albarn kishte thënë se për shkak se ai dëshiron të punojë në periudha më të shkurtra, më të koncentruara të kohës, ishte frikësuar se më kurrë nuk do t’u kthehej incizimeve.
Ai ka sqaruar se derisa po bënte turne dhe po promovonte solo-albumin e tij “Everyday Robots”, vitin e kaluar, Graham Coxon i kishte kërkuar t’u ktheheshin incizimeve – për të parë nëse ka diçka që mund të dalë prej tyre.
Kështu, ka rezultuar “The Magic Whip”. / Politiko.net

Lista e këngëve të Albumit “The Magic Whip”:
Lonesome Street
New World Towers
Go Out
Ice Cream Man
Thought I Was A Spaceman
I Broadcast
My Terracotta Heart
There Are Too Many Of Us
Ghost Ship
Pyongyang
Ong Ong
Mirrorball

Më Shumë

Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit