VV sot voton për kryetarin

visar ymeriLëvizja Vetëvendosje sot dhe nesër voton për kryetarin e saj. I vetmi kandidat është deputeti Visar Ymeri.

Votimi do të zhvillohet në të gjitha Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje brenda dhe jashtë Kosovës.

Sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.

Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri

Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit