30.2 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

BILD e quan Thaçin hero të Kosovës

Hashim thaci 4Gazeta gjermane “BILD”, me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka realizuar një intervistë me zëvendësministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Bild e quan zëvendëskryeministrin Thaçi hero të Kosovës së pavarur.

Fenomeni i emigrimit është një sfidë, por numri i tyre ka filluar të bie.

I pyetur rreth çështjes së emigrantëve ilegalë nga Kosovë që kanë mësyer vendet e Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri Thaçi tha se shumë qytetarë nga vendet e Ballkanit po kërkojnë mundësi më të mira në shtetet e BE-së.

Thaçi theksoi se Kosova pati një numër më të vogël të emigrantëve sesa Serbia apo Shqipëria më 2014, por në fillim të këtij viti është shënuar një valë e pashembullt e thashethemeve se Gjermania po u jep leje pune emigrantëve.

Këto spekulime të trafikantëve të njerëzve u japin shpresë të rreme qytetarëve dhe ne nuk kemi qenë mjaft azhur që të vërenim se çfarë po ndodhte. Pamjet e kosovarëve duke braktisur Kosovën janë trishtuese, por ne do të punojmë së bashku me Gjermaninë dhe partnerët e tjerë për të siguruar që ky fluks i papritur të ndalet. Ne jemi dëshmitarë të rënies se numrit të emigrantëve ilegalë ditëve të fundit dhe ne shpresojmë se Gjermania mund të fillojë t’i riatdhesojë qytetarët tanë në mënyrë që të tjerët të shohin se vendin e kanë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se njerëzit presin një jetë më të mirë dhe mundësi punësimi. Kosovarët janë në një pozitë të veçantë marrë parasysh se çereku i popullsisë sonë jetojnë në BE në mënyrë legale.

Qindra mijëra kosovarë jetojnë në Gjermani, Zvicër e Skandinavi dhe bashkimi familjar për ata është i një rëndësie kyçe. Por, azilkërkimi nga ana e kosovarëve nuk është një zgjidhje sepse Kosova është një vend i sigurt dhe ka më pak krim për kokë banori sesa shumë qytete në Gjermani. Tranzicioni ekonomik dhe papunësia nuk mund të zgjidhen përmes emigrimit ilegal në Gjermani apo në vendet e tjera të BE-së./Indeksonline/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 aksidente...

Start i madh për Suharekën: 5-1 ndaj Vjosës

Në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2025/26 në Ligën e Parë të Kosovës, Suhareka shënoi një fitore të thellë ndaj Vjosës, me...

Thethi

Lajmet e Fundit