12.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Padia për Serbinë, “retorikë dëshpëruese” e Thaçit

Hashim Thaci14-24Deklarata e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, është cilësuar e vonuar, dëshpëruese dhe vështirë e realizueshme.

Për 15 vjet Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, përmes të cilit do ta vinte para drejtësisë Serbinë për krimet e shkaktuara në Kosovë dhe për dëmet materiale, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas opozitës dhe atyre që merren me krimet e luftës, deklarata e ish-kryeministrit është retorikë për ta qetësuar opinionin për shkak të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së, përcjell koha.net. Kosova ka pasur mjaft fakte për ta paditur Serbinë për gjenocid, krime lufte apo të paktën për dëmet gjatë luftës, por kjo nuk është bërë as pas pavarësimit të Kosovës.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Thaçi, u ka thënë ditë më parë medieve turke se ka prova që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Kemi prova, ka dëshmi, e gjithë bota e di. Por, duke mos qenë Kosova ende pjesë e OKB-së, jemi në përpjekje për të gjetur hapësira legale për ta akuzuar Serbinë për gjenocid dhe për ta dëshmuar këtë para drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se deklarata të tilla Thaçi është dashur t’i jepte gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel, e jo nga Turqia.

Nuk është hera e parë që Thaçi kërcënon me padi. Ai pati paralajmëruar se do ta padiste edhe Dick Martyn, pas publikimit të raportit për krimet e supozuara të UÇK-së, ku akuzohet direkt edhe Thaçi.

Më Shumë

Artan Abrashi vizitoi ‘Proton Cable’, krenari për prodhimin industrial në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, vizitoi kompaninë moderne Proton Cable, e cila me teknologjinë e avancuar SIEMENS dhe standardet ndërkombëtare VDE dhe...

Shaqir Totaj merr mbështetjen e sportistëve dhe shoqatave kulturore e artistike të Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar kontributin e madh të të rinjve, sportistëve dhe organizatave kulturore gjatë mandatit të...

Lajmet e Fundit