Kadri Veseli fsheh biografinë

Kadri Veseli15-12Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që prej se është zgjedhur kryetar Kuvendi, Kadri Veseli vazhdon të mos e bëjë publike biografinë e tij.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës nuk është shkruar as edhe një fjalë e vetme rreth CV-së së Veselit për dallim nga drejtuesit e tjerë të shtetit, të cilët kanë bërë publike të kaluarën e tyre.

Përfaqësues të partive politike thonë se i pari i Parlamentit do të duhej të jetë transparent rreth të kaluarës së tij dhe ta bëjë publike biografinë.

Sipas tyre, mospublikimi i CV-së së të parit të Parlamentit është bërë në mënyrë të qëllimshme për shkak të kaluarës së tij dhe jo që ndërlidhet me ndonjë neglizhencë të stafit të Kuvendit…/zeri/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit