28.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Bashkimi Demokratik rinumëron shkeljet e Drejtorisë së Arsimit në Prizren

BD.2Bashkimi Demokratik ka rinumëruar edhe një herë shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Arsimit në Prizren. Ky subjekt politik po ashtu mbështet çdo nismë që ka për qëllim zbardhjen e shkeljeve ligjore.

Komunikata e plotë

Bashkimi Demokratik, në vazhdimësi dhe fuqishëm , përmes reagimeve publike dhe grupit të kuvendarëve, ka kundërshtuar dhe denoncuar politikat dhe vendimmarrjet joligjore, abuzive dhe klienteliste në Komunën e Prizrenit

Të parët, qysh moti, kemi thënë se :

– Vendimmarrja në Komunën e Prizrenit është arbitrare, klienteliste dhe nepotike.
– Vendimmarrje klienteliste është shëndrruar në dukuri dhe “ kulturë të punës “ për zyrtarët komunal,

– Zyrtarët komunal janë vën mbi ligjin, nuk i shërbejnë interesimeve të qytetarëve por grupeve të caktuara të interesit dhe parapolitikës.

– DKA e z. Nexhat Coçaj, është e para – kampione, në Komunën e Prizrenit, për abuzim me ligjin, për punësime klienteliste dhe nepotike , politizim të arsimit, dhe e shumë të këqijave të tjera, me të cilat ballafaqohet sot sistemi i arsimit në Prizren.

Kemi thënë, shumë më shumë se kaq, kemi denoncuar publikisht veprimet me elemente kapadaillëku të këtij drejtori, sidomos tendencën e tij të mbrapsht për t’i mbyllur shkollat për publikun, shoqërin civile, OJQ – të dhe komunitetin e prindërve, në fillim të këtij viti shkollor ( 2014 / 2015 – Qarkorja e datës 27 gusht 2014 ).

Kemi thenë se ky drejtor ( pa dyshim i mbështetur nga njerzë të tjerë të politikës ) e shfrytëzon postit – pushtetit dhe fuqinë politike për të përndjekur në mënyrë selektive të gjithë ata / ato që mendojnë ndryshe , bile edhe fëmijët dhe të afërmit e tyre , shumë të rinjë dhe të reja të cilët me suksese të shkelqyer i kanë përfunduar studimet, i ka lënë pa punë, ju ka vjedhur vendet e punës, ndërsa në punë mban mësimdhënës të pakualifikuar, është drejtori i cili nuk e zbaton institucionin e konkursit dhe mbi të gjitha, veprimet e tij joligjore dhe abuzive tenton t’i mshef përmes makinacioneve, mashtrimeve dhe rrenave.

Do të vazhdojmë të kundërshtojmë publikisht por edhe përmes grupit të kuvendarëve, çdo veprim, jo vetëm të kësaj drejtorie, por edhe të drejtorive dhe zyrtarëve të tjerë komunal , kur kemi prova dhe fakte se janë në kundërshtim me ligjet pozitive, mbi baza klienteliste dhe të cilat nuk i shërbejnë interesimeve të qytetarëve të komunës sonë.

Bashkimi Demokratik mbështet nismat e argumentuara, të të gjithë individëve, gazetarëve, mjeteve të informimit, grupeve të interesit dhe shoqërin civile në përgjithësi, për zbardhjen dhe denoncimin publik të shkeljeve ligjore, vendimmarrjes klienteliste dhe të dukurive të tjera abuzive, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryesuesi mund të na nxjerrë nga kriza

Kadri Kryeziu Çfarë mund të konstatojë Gjykata Kushtetuese rreth mënyrës së votimit, a do të përcaktohet për votim të hapur apo të fshehtë? Duhet rikujtuar që...

Në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i Bajram Currit

Në 100-vjetorin (29 mars 1925) e vrasjes së atdhetarit Bajram Curri, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, në vendlindjen e tij në...

Lajmet e Fundit