Aziz Thaçi u zgjodh kryesues i KK të Malishevës

Malisheve-qendraKuvendi Komunal i Malishevës, sot ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes urgjente, ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Me shumicë të votave, kryesues i KK të Malishevës, u zgjodh Aziz Thaçi nga radhët e IQM-së, i cili mori 20 nga 31 votat e mundshme.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, kishte mbetur pa kryesues, pasi ish kryesuesi zEnver Hoti, ka marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, ka dhënë betimin, edhe Veton Kastrati, i cili zëvendëson tashmë deputetin Enver Hoti.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit