“Agnus Dei” shpërblehet në Canada International Film Festival

Enver Petrovc ne filmin AgnusDeiFilmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopi ka fituar çmimin Award of Excellence në festivalin prestigjioz Canada International Film Festival në Vankuver, duke shtuar sukseset e shumta të këtij filmi këto dy vitet e fundit.

Sipas KultPlus, ky çmim, i 30-ti me radhë për “Agnus Dei”, vjen pas lajmeve për pjesëmarrjen nëpër programet zyrtare të shumë festivaleve ndërkombëtare.

Të enjten filmi merr pjesë në festivalin San Francisco International Film Festival, të shtunën në festivalin Indie Spirit International Film Festival of Arkasas, ndërkaq më 4 mars shfaqet në Magwill Film Festival, West Hollywood, ku garon për çmimin kryesor.

Në muajin maj filmi shfaqet në dy festivalet Hong Kong Salento International Film Fest dhe në Rainbow Film Festival në Londër.

“Agnus Dei” është film i metrazhit të gjatë, që rrëfen historinë e Petrit, i cili jeton një jetë të dëshpëruar me nënën e tij, Marian, e cila jeton në Serbi dhe ishte dashuruar me një burrë shqiptar, me të cilin pati një djalë. Gjatë luftës në Kosovë, Petri bëhet pjesë e ushtrisë serbe dhe gjatë një aksioni, ai vret të atin e tij. Në film luajnë aktorët Astrit Alihajdaraj, Dafina Berisha, Zaklina Ostir, Enver Petrovci, Çun Lajçi, dhe Bajrush Mjaku.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit