11.9 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

PDK në Prizren: Kemi kontakte me Hashim Thaçin

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka demantuar lajmin se kryetari Minir Krasniqi nuk ka bashkëpunim me PDK-në në Prishtinë.

“Dega e PDK-së në Prizren, reagon ndaj shkrimit të datës 25.02.2015 në gazetën “Zëri” të cituara edhe nga disa portale lokale, ku dezinformohet opinioni publik me anë të informatave të pavërteta dhe tendencioze se gjoja mungon bashkëpunimi dhe takimet e strukturave udhëheqëse te degës së PDK-së, me ato të nivelit qendror”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Dega e PDK-së, njofton të gjithë elektoratin dhe qytetarët e Komunës së Prizrenit, se kryetari i degës, z. Minir Krasniqi si dhe strukturat tjera drejtuese të degës së PDK-së në Prizren, në mënyrë të vazhdueshme mbajnë kontakte të rregullta me të gjitha organet drejtuese të PDK-së, në nivelin qendror si dhe me kryetarin e saj, z. Hashim Thaçi”.

“Dhëshmi e këtij komunikimi është takimi i fundit që eshtë mbajtur me kryetarët e degëve me datë 20.02.2015, në të cilën ishte pjesëmarrës kryetari i degës, z. Minir Krasniqi si dhe sekretari i degës z. Nijazi Kryeziu, ku përveq pikave të debatuara në rendin e ditës, është diskutuar kokë më kokë me kryetarin e PDK-së, z.Hashim Thaçi, për të gjitha zhvillimit politike në degën e PDK-së në Prizren, si dhe të shfrytëzimit të mundësive që në mënyrë serioze të shqyrtohet mundësia e përfaqësimit të degës së PDK-së, në nivelin qeveritar”.

“Dega e PDK-së në Prizren, këto shkrime i konsideron si përpjekje të pabaza dhe tendencioze për largimin e vëmendjës nga sukseset e shumta dhe të njëpasnjëshme të qeverisjes lokale, të cilat ditë e më shumë me implementimin e politikave publike po e përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës së Prizrenit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit