Veprat penale në Prizren, arrestohen gjashtë të dyshuar

arrestimi 2Mëngjesin e së mërkurës ka filluar zbatimi i planit operativ i cili ka pasur për qellim arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale në disa fshatra të komunës së Prizrenit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë bastisur pesë shtëpi banimi dhe objekte përcjellëse në pesë fshatra.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha ka bërë të ditur se janë arrestuar gjashtë meshkuj, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar.

Ndërsa gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një kallashnikov; një pushkë M-48; dy pistoleta; një revolver dhe një sasi e municionit.

Pas intervistës, është njoftuar prokurori i shtetit për të gjeturat e policisë. Pasi janë iniciuar rastet veç e veç, të gjithë të dyshuarit janë liruar, ndërkaq provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë sipas procedurës së rregullt.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit