12.3 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Mrika Krasniqi shpallet “Best Human Artist” në Paris

Mrika Krasniqi-artisteArtistja kosovare, Mrika Krasniqi, është nderuar me çmimin “Best Human Artist 2015” nga Komiteti Evropian i Artistëve Hebrej në Paris të Francës, për kontributin e saj në zhvillimin e kinematografisë.

Krasniqi bëri të ditur lajmin në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, duke shprehur gëzimin për çmimin, por njëkohësisht pikëllimin për gjendjen sociale në Kosovë.

“Best Human Artist 2015 është ky çmimi që sot më ndau Komiteti Evropian i Artistëve Hebrej nga Parisi. Por, nuk po e përjetoj… Tërë koha më kaloi duke biseduar me njerëz për atë se çfarë po ndodhë në Kosovë.

Disa herë u mbusha me lot dhe u ngufata nga shembujt e këqinjë që iu referoheshin shqiptarëve. Më vinte turp nga ato që dëgjoja por nuk ipesha se nuk doja të shahej e fyhej asnjë shqiptar, prandaj mbroja me këmbëngulje njerëzit e mi.

E mora çmimin dhe i fola disa fjalë, duke dashur që me dinjitet të përfaqësoj vendin tim. Derisa flisja mu duk se në sytë e të gjithëve unë isha thjesht një nga shqiptaret e kampeve të Hungarisë…kaq e hiq më shumë….”, ka shkruar Krasniqi.

Mrika Krasniqi njihet si organizatorja e festivalit “Albanian Film Festival”, ndërsa së fundmi ka promovuar premierën e dokumentarit “Soldier”, dokumentarin “You Are Not Alone” kushtuar të prekurve me sindromën Down, ndërsa së shpejti do të paraqitet me një film të metrazhit të gjatë.

Më Shumë

Një kafe për Prizrenin: Totaj dhe Balaj-Halimaj takohen në prag të balotazhit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim miqësor me ish-kandidaten e...

Vdes ish-ushtari i UÇK-së në Prizren, Ibrahim Kryeziu

Ka ndërruar jetë në Prizren, në moshën 68-vjeçare, Ibrahim Zenel Kryeziu – veprimtar i përkushtuar, aktivist i çështjes kombëtare, i përndjekur politik, ish-ushtar i...

Lajmet e Fundit