Prizren: Gratë diskutuan për rolin e tyre në gjyqësinë e Kosovës

Gjykata-Praktikantet ne PrizrenForumi i gjyqtareve dhe prokuroreve mbajtën takim me praktikantet (femra) të Gjykatës Themelore në Prizren dhe praktikantet e Prokurorisë Themelore në Prizren në lidhje me rolin dhe pozitën e Forumit të gjyqëtareve dhe prokuroreve në Sistemin Gjyqësor të Kosovës.

“Qëllimi i këtij takimi ishte që të fuqizoj praninë e femrave në sistemin e drejtësis, e në veqanti të gjyqtareve dhe prokuroreve me një zë unik dhe vision për të promovuar barazi dhe respekt për të gjithë”, thotë Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Forumi do të krijoj një ambient ku femrat do të ken mundësi dhe mbështetjen për ndryshim përmes pjesmarrjes aktive, për një sistem ligjor ku të gjithë njerëzit do të trajtohen me dinjitet dhe barazi. Puna e forumit do të mundësoj përmirsimin e pozitës së gjyqtareve dhe prokuroreve aktuale dhe gjeneratave të ardhshme”, thotë Kicaj.

Në këtë takim morën pjesë:

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjitshëm – civil e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Shpresa Emra – Kordinatore për Regjionin e Prizrenit

Prokurorja e Prokuroris Themelore të Prizrenit, Ervehe Gashi – zavendëskordinatorja e Regjionit të Prizrenit

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm – civil, Edija Sezairi

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit – Afrëdita Kicaj

Praktikantet e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit