Arifi: Ata që dështuan në zgjedhjet e fundit, po e lëshojnë AAK-në

Avni Arifi-aakLidhja Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media, ku sipas disa shkrimeve thuhet se në këtë konferencë do të bëhet publike kalimi i disa degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në LDK.

Mirëpo nuk është specifikuar se degët e cilës komunë kanë vendosur të kalojnë në LDK.

I kontaktuar nga Indeksonline, Avni Arifi këshilltari i lartë i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di se për cilat degë bëhet fjalë, dhe se nuk mundet ta konfirmojë kush do të largohet nga AAK-ja.

“Ne me vendimin që kemi marrë për shpërbërje të strukturave dhe me shkuarjen në zgjedhje e kemi bërë sepse në disa degë në komunat e Kosovës, në zgjedhjet e fundit kemi pasur rezultate zhgënjyese”, ka thënë Arifi.

Ai më pas ka theksuar se disa anëtarë të degëve të AAK-së të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë pasur rezultate të dobëta, po e shfrytëzojnë kohën që të largohen nga AAK-ja para se ti largojë procesi zgjedhor.

“Shembull ishte Vitia që tradicionalisht kemi pasur mbi 2000 vota por në zgjedhjet e fundit kishim rënie në 400-500 vota. Ata të cilët sigurt do të largoheshin shfrytëzuan këtë kohë parazgjedhore se kinse pe lëshojmë AAK-në”, është shprehur Arifi.

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit